Rama: “Shëno Vangjel!”. Tavo me laps e me bllok shënimesh me vete, merr frymë 1 herë në minutë para “Kreut të Regjimit”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto bashkë me Vangjel Tavon, kryebashkiakun e ri të Himarës, teksa ndodhen duke pirë kafe në plazh së bashku. Në foto shihet se Tavo ka marrë me vete një bllok.
“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik”, – shkruan Rama.
Shëno Vangjel!- duket sikur i thotë kryeministri.
Hajde e mos mbaj shënime, kur të thërret “diktatori”! Dhe Tavo që merr frymë me leje, 1 herë në minutë, para kreut të Regjimit.