Rama pritet në Bruksel nga Presidenti i Këshillit Europian, Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Takimi ishte me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. Me Charles Michel, kryeministri Rama ka miqësi të fortë, bile Michel mbetet një nga miqtë me të mirë të Shqipërisë në Bruksel.
Ndërsa po sot Edi Rama u prit edhe nga Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
“Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian, për të diskutuar mbi ecurinë e punës për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm i shumëpritur që rrit financimet për vendet e rajonit, si edhe hap rrugën e integrimit tonë në Tregun e Brendshëm të BE-së”- shkruan Edi Rama pas takimit.