Kryeministri Rama pritje me mësuesit e Vlorës për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla po mbajnë një pritje me mësuesit më të mirë të Vlorës në kuadër të festave të fundvitit.

Shefi i qeverisë vlerësoi mësuesit, duke u njohur meritën e rezultatit pozitiv të “PISA 2015”.

Vlerësime adresoi dhe për Ministren e Arsimit Nikolla, që sipas tij la pas të gjithë profesorët dhe shkencëtarët që bënë një vrimë në ujë sa ishin MInistra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Mirënjohje për punën që bëni që vazhdon të jetë e vështirë pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur. Është merita juaj që këtë vit Shqipëria mori një rezultat befasues nga “PISA 2015”, ku fituam shumë pozicione në krahasim me vitet e shkuara që kanë qenë turpëruese për ne dhe lamë pas vende si Turqia dhe Maqedonia. Ky është tregues që potenciali ynë është shumë i madh dhe mundësitë që ta kthejmë këtë potencial në rezultate janë reale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemet që duhet të zgjidhim janë ende shumë.Besoj që ndryshimi themelor që ka ndodhur në procesin ende të gjatë të transformimit të arsimit nën lidershipin e Ministres së Arsimit që duhet tu bëjë krenarë të gjithë ju. Ka qenë mësuese gjimnazi, ka drejtuar një gjimnaz për disa kohë dhe në 25 vjet është Ministrja e Arsimit që i ka lënë pas të gjithë profesorët dhe shkencëtarët që kur u bënë Ministra Arsimi bënë secili vrimën e tyre në ujin e ndenjur dhe asgjë tjetër.Siç i thoni ju nga Vlora, vërr në ujë.

Aftësia në bazë të gjithë procesit ka qenë ngulmimi i Lindita Nikollës, reforma jonë synon pikërisht këtë dhe një nga tiparet dalluese të saj është transformimi i procesit të rekrutimit të mësuesve nga një proces jashtë kontrollit dhe terësisht korruptiv i bazuar tek korrupsioni dhe tesera e partisë në një proces të bazuar tek merita. E nisëm me një sistem ku 4 mijë mësues ishin pa asrim përkatës ose jashtë profilit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?