Kryeministri Rama: Rusia nuk është vend armik, por ne jemi përkrah SHBA-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e pozicionuar pa asnjë ekuivok në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i takon konfliktit Rusi-Ukrainë.

S’kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik, kundërshtar. Këtë e kam thënë në çdo instancë. Jo i joni, por as i aleancës tonë. Është një vend rival, konkurrent, për arsye të njohura të gjeopolitikës. Edhe gjatë kohës kur drejtonim OSBE, jam takuar me ambasadorin rus dhe kemi pasur marrëdhënie pozitive, duke pasur qëndrime të ndryshme.

Besoj se çdo mundësi, çdo rast për komunikim dhe dialog, për bisedime duhet shfrytëzuar. Ne jemi këtu për të bërë tonën, por nuk marrim role që nuk na takojnë. Jemi të pozicionuar pa asnjë ekuivok në krah të SHBA dhe partnerëve tanë në anën e Europës, kur na kërkohej mendimi, ne japi mendimin tonë. Kur flasim, flasim për të gjitha instancat.”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?