Kryeministri Rama shkarkon ish-ministrin Ditmir Bushati

Rrymat politike që mbanin gjallë demokracinë e brendshme kanë kohë që janë shuar në PS, por dje në Asamblenë Kombëtare, Edi Rama dha sinjalin se do të ndëshkojë ashpër çdo zë kundër ndaj tij duke i përjashtuar. Në mënyrë të pashpjegueshme, kryeministri dhe kreu i PS-së shkarkoi nga funksion politike në parti ish-ministrin e Jashtëm Dimir Bushati. Deputeti dhe ish-ministri socialist prej vitesh ishte drejtues i PS-së në Qarkun e Shkodrës dhe ka drejtua të gjitha fushatat zgjedhor që prej marrjes së partisë nga Edi Rama. Ajo çfarë e bënë këtë ndryshim të duket si një hakmarrje është motivi që Edi Rama zgjidhi për ta emëruar këtë lëvizje. Jo zyrtarisht u mor si bazë për ndryshimet në degët e PS rezultati i 30 qershorit, pasi kryeministri priste më shumë vota për PS në këtë qytet. Argumenti jo vetëm nuk qëndron por është dhe qesharak. Nëse Edi Rama do të merrte votat e 30 qershorit si analizë për PS-së, i pari që duhet të ishte larguar nga detyra është kryetari i PS. Në 30 qershor më pak se 20% e shqiptarëve shkuan në votime. Një pjesë e madhe e atyre pak që shkuan i shpallën vota të pavlefshme duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe personalisht ndaj Edi Ramës. Ndaj nëse ka një bilanc negativ në bashkitë e vendit, nuk është faji i partisë, por i kryetarit të saj që bëri zgjedhje sipas stilit komunist. Në Shkodrën që këto muaj ka qenë në gjendje lufte, me ish-deputetë dhe opozitarë të rrahur dhe të burgosur, Dimir Bushati ishte i vetmi socialist që bëri fushatë duke kërkuar nga palët t’i thërrisnin arsyen dhe të mendonin për të ardhmen e qytetit dhe jo pushtetin e radhës.

Por nuk janë votat dhe 30 qershori arsyeja e shkarkimit nga funksionet partiake të Ditmir Bushatit. Vendimi i marrë në mënyrë të pabesë dje nga Edi Rama është gatuar shumë kohë më parë, që kur Ditmir Bushati ishte i vetmi ministër i PS që doli hapur kundër Edi Ramës. Krisja më e fortë i ka rrënjët më shumë se një vit më parë, kur Edi Rama priste në Tiranë Hashim Thaçin dhe e mbështete në idenë e tij për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Krisja ka nisur që në momentin kur shefi i diplomacisë shqiptare, pa se politika e jashtme e konsoliduar e 30 viteve për Kosovën, mori një kthesë të beftë me iniciativë personale të Edi Ramës. Pra Tirana, nga një garantuese e stabilitetit të rajonit dhe mbështetëse e mos cenimit të territorit të Kosovës, me nismë të Edi Ramës u kthye në promotorë e idesë së shkëmbimit të kufijve. Një ministër si Ditmir Bushati, që hyri në PS nga shoqëria civile pas një përvoje të gjatë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, nuk mund të mos fliste për dëmin që po i bënte Shqipërisë dhe Kosovës një dalje nga shinat e diplomacisë kryeministrore. Dhe me aq sa e lejon etika një diplomat, Dimir Bushati ishte i pari që foli hapur për rrezikun që ka ideja e shkëmbit të territoreve Kosovë-Serbi duke theksuar se Pavarësia e Kosovës dhe statusi i saj janë çështje e mbyllur. Pa e sulmuar asnjëherë shefin e tij në qeveri, Bushati argumentoi si diplomat profesionist dhe si atdhetar se nuk i takon Tiranës dhe Prishtinës të mendojnë për mënyrat sesi duhet kompensuar Serbia për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Qëndrimi i Ministrit të Jashtëm ishte më qarti në kohën që Hashim Thaçi dhe mesa duket edhe Edi Rama kishin nisur hapjen e hartave për të përcaktuar se çfarë pjesë të Kosovës duhet t’i japim Aleksandër Vuçiçit. Por veç qëndrimit për Kosovën, që pas djegies së mandateve të opozitës dhe krizës së fortë politike që rrezikon integrimin e vendit në BE, Ditmir Bushati është i vemi deputet i PS-së që ka mbajtur qëndrimet e duhura. Nuk ka përkrahur në asnjë moment aktet e opozitës, madje si socialistë i vërtet ka kritikuar ashpër, bojkotin, djegien e mandateve, protestat dhe molotovët. Por si ish-ministër i Jashtëm, Bushati është i vetmi socialist në Kuvend që ka bërë thirrje që partitë edhe sidomos PS-ja që ka pushtetin, të mendojnë për dëmin që po i bëjnë vendit duke e larguar edhe për disa vjet nga BE. Në parlamentin njëngjyrësh dhe në tufën e servilave që rrethojnë Edi Ramën, fjalimet e Dimit Bushatit ishin të vetmet që ndiqeshin me interes edhe nga vet socialistët si një zë ndryshe që kërkonte rrugëdalje.

Deklaratat e Ditmir Bushatit nuk u pritën mirë nga Edi Rama, i cili mesa duket është mësuar që në kabinet të ketë vetëm servila që admirojnë çdo marrëzi edhe kur ajo është antikombëtare. Hakmarrja e tij nuk vonoi. Pak muaj pas qëndrimeve të Ditmir Bushatit, Edi Rama firmosi dhe shkarkimin e tij nga ministria e Jashtme duke ndërprerë një nga karrierat më të suksesshme të viteve të fundit në diplomacinë shqiptare. Por hakmarrja e Edi Ramës nuk mbaroi me kaq.

Pas Bushatit kryeministri do të palosë edhe Fatmir Xhafën, Niko Peleshin dhe Pandeli Majkon.

Sapo ka filluar spastrimi!

SHKARKO APP