Kryeministri Rama shkon në Liban. 5 gra dhe 14 fëmijë nxirren nga kampet e ISIS
Disa familje shqiptare në kampin Roj në Siri po u dorëzohen autoriteteve shqiptare.
Mësohet është mundësuar marrja e 19 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga këto kampe. Parashikohet që ata të mbërrijnë në Shqipëri mesditën e të dielës.
Top Channel raporton se në Bejrut ka shkuar vetë kryeministri Edi Rama bashkë me Ministrin e Punëve të Brendëshme Bledi Çuçi dhe Gledis Nano drejtor i drejtorisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit.
Ata u pritën nga drejtori sigurisë kombëtare Gjenerali Abas Ibrahim.