Kryeministri Rama shkon sërish në bashkinë e Vlorës
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish ditën e sotme në bashkinë e Vlorës.
Aty është pritur nga kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, Ministri Pirro Vëngu si dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi.
Në takimin e parë, u vu re një detaj që Rama nuk i ka dhënë askujt dorën dhe ka ecur pa folur drejt bashkisë. Kryeministri është pritur edhe nga qytetarë vlonjatë.
Ende nuk dihet vizita për herë të dytë në këtë bashki e kryeministrit, por dihet se Rama ka dhënë porosi të prerë për zbatimin e kërkesave të qytetarëve vlonjatë.
Pasi doli nga bashkia, Rama inspektoi lirimin e hapësirave në lagjen “Muradie”, ndërsa shoqërohej nga deputeti dhe ministri Pirro Vengu si dhe kryebashkiaku Ermal Dredha.
“Hiqni tavolinat dhe karriget, lironi hapësirën”, dëgjohet kryeministri teksa i drejtohet një pronari.
KOHA JONË SONDAZH

