Kryeministri Rama shpall konkursin për fotografinë, videokërkesën dhe urimin më të mirë për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me “kartolinën e vitit të ri 2022”.

“Kartolina 2022” është një konkurs ku të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e tij mund të marrin pjesë. Ajo gjendet në adresën shqipëriaqëduam.al, rubrika konkursi2022.

Në të do keni mundësi të bëheni fitues i tre çmimeve: “Fotografia ime”, “Videokërkesa ime” dhe “Urimi im”.

MIRËMËNGJES dhe me këtë nismë të fundvitit, ku ju ftoj që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruhet në postimin që Rama ka publikuar në facebook.

SHKARKO APP