Kryeministri Rama ultimatum kryebashkiakëve për shkarkime, reagojnë Qosja dhe Tavo
Pas takimit të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive nga gjithë vendi, Kryeministri Edi Rama ka vendosur një ultimatum të prerë: deri të hënën, të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive. Por ky vendim nuk është pritur njësoj nga të gjithë drejtuesit vendorë.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka deklaruar hapur se nuk do të zbatojë urdhrin e Ramës. “Nuk shkarkoj askënd vetëm sepse e kërkon kryeministri. Nuk dëgjoj urdhrat politikë,” tha Qosja, i zgjedhur nën siglën e koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha.
Ndërkohë, një qëndrim më i moderuar ka ardhur nga kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo. Ai është shprehur se nënkryetarët aktualë janë të rinj në detyrë dhe se do t’u japë kohë për të treguar veten përpara se të marrë vendime për qëndrimin ose shkarkimin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

