Kryeministri Rama uron mirëmëngjes me një “agim poetik nga Pogradeci”
Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes me një “agim poetik nga Pogradeci”. Një pamje mahnitëse e një zgjimi dehës vjen në këtë ditë të re si një kartolinë nga kreu i ekzekutivit shqiptar, si një promovim i asaj bukurie që është shndërruar në ikënë e mrekullive të natyrës shqiptare.
Për një zgjim dhe një ditë të begatuar në mirësi dhe dëshirim për të shijuar magjinë e bukurive tona, sjellin “DREMIT LIQERI” të lazgush Poradecit
Mi zall te pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u perflak
Posi me zjarr e me flori.
posi me flake u ndes e kroj,
E vetetiti plot magji,
E ylli i dites perendoj
Ne qetesi dhe dashuri
Tashi po shuhet nene mal
Qytet’i ngrysur ne zi.
Po ndizen yjte dal-nga-dal
Plot bukuri! plot fshehtesi!
Ne kete cast perendimor,
Ndaj po me dehen syte e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershetor
M’a frymezon nja mall i ri.
Siç ju e dini, Liqeni i Pogradecit (Ohridsko Ezero) është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoninë e Veriut dhe Pogradeci në Shqipëri.
Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.liqeni i ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj. Besohet se në rastin e Liqenit të Ohrit ky proces u vonua nga thellësia e saj e madhe dhe nga kontributi i vogël i sedimenteve nga hyrjet e filtruara të pranverës. Për më tepër, Graben e Ohrit-Korçës në jug të liqenit është ende aktive tektonike dhe mund të kompensojë sedimentimin me nënndarje. Në dallim nga Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës ka të ngjarë të jetë kthyer disa herë në historinë e tij, si rezultat i nëntokës karstike.