Kryeministri Rama zgjohet në Vlorë, si një Faraon! (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto nga Vlora.
Krahas fotos Rama shkruan: Me dashuri nga Vlora.
Foto është artistike, në të vertetë, por meqënëse Endri Fuga nuk fut asnjë foto pa marrë lejen e Udhëheqësit, kjo duket me regji të vetë kryeministrit.
Ideja duket se manifeston madheshtinë e Edi Ramës, ku duket një si piramidë e ku në majë ndodhet Faraoni. I njohuri Arian Çani e thotë me shaka se ky është “Ramsi” si dikur faraonët e Egjiptit, por ka një të vertetë nisur edhe nga foto e sotme se si e koncepton veten Edi Rama.
Ai ka shkruar në nentor 2013 te gazeta “KOHA JONE” se unë kam ardhur të mbetem në histori.
Faraonët drejtuan fatet e Egjiptit të Lashtë për një periudhë të gjatë prej tre mijë vjetësh që përfshin dinasti të ndryshme. Ata ishin pothuajse personazhe hyjnorë ose, të paktën, konsideroheshin pasardhës të hyjnive të tilla si Horus o Ra.
Ramses II, Mbreti Ndërtues
Ai konsiderohet faraoni me mbretërimin më të gjatë, pasi sundoi për 66 vjet (nga 1279 në 1213 para Krishtit). Ai ishte gjithashtu ndoshta ai që kishte më shumë fëmijë, pasi ata vlerësohen në rreth njëqind.
Por njihet gjithashtu si mbreti ndërtues për numrin e madh të tempujve spektakolarë që ai kishte ndërtuar. Midis tyre, mauzoleumi i tij, Ramesseum, në Luginën e Mbretërve, ose tempujt e famshëm që përbëjnë Abu Simbel. Por Ramses II shkoi edhe më tej. Ai ndërtoi një kryeqytet të ri të perandorisë në lindje të deltës së Nilit Pi-Ramses Aa-najtu ose Qyteti i Ramses. Më në fund, emri i Gruas së Madhe Mbretërore do të tingëllojë gjithashtu i njohur për ju: Nefertari, e cila përkthehet si “me të cilën dielli shkëlqen”.