Kryeministri: Shkodra në listën e revistës prestigjioze të udhëtimeve (FOTO)
Revista prestigjioze e udhëtimeve “Lonely Planet” i ka kushtuar një shkrim qytetit të Shkodrës, duke e cilësuar si qendrën urbane më tërheqëse në Shqipëri.
MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje fantastike nga Shkodra, një prej qyteteve në listën e revistës prestigjioze të udhëtimeve “Lonely Planet” për vitin 2024, ju uroj një ditë të mbarë”,- shkruan Rama në facebook.
“Shkodra, qendra tradicionale e rajonit kulturor gegë, është një nga qytetet më të vjetra në Evropë dhe padyshim qendra urbane më tërheqëse në Shqipëri. Kalaja e lashtë Rozafa ka pamje mahnitëse mbi liqenin e Shkodrës, ndërsa ndërtesat e lyera me pastel në Qytetin e Vjetër kanë një ambient të veçantë italian. Shumë udhëtarë nxitojnë drejt këtu ndërsa udhëtojnë midis Tiranës dhe Malit të Zi, ose gjatë rrugës për në tragetin e Liqenit të Komanit dhe fshatrat Theth dhe Valbonë, por ia vlen të kaloni një ose dy netë për të shijuar këtë vend të këndshëm dhe mikpritës. Shikoni muzetë interesantë përpara se të shkoni në male, bregdet ose kryeqytet”,- shkruhet ndër të tjera në artikull.