Kryeministri sulmon përsëri Presidentin
Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor. Edhe pse dekreti i Presidentit u dërgua në Kuvend pas kërkesës së BE, Edi Rama sërish thotë se kreu i shtetit nuk donte miratimin e Kodit Zgjedhor.
“Hedhja poshtë e Ilir Metës, e kuptoni se ku do të dalë Ilir Meta. Të hedhë në ere zgjedhjet. Këta dalin dhe thonë mos e bëni se ne fitojmë më shumë, ndërsa ne do ta bëjmë se me këtë fiton zgjedhësi. Pasi ai e di se për kë voton. Nëse voton Lulin, e ka edhe Monikën dhe Ilirin paketë”, tha Rama në seancën plenare të së enjtes.
Sipas Ramës heqja e koalicioneve të përbëra i jep mundësinë qytetarëve të dinë se për kë votojnë: “Ky ligj e bënë më të qartë për njerëzit se ku të votojnë, për kë të votojnë, dhe ku përfundon vota e tyre. Luli si mrroklla kinder. Hap cokollatën të del Monika dhe Ilir Meta. Dhe imagjino ta gëlltisësh, i ke Meten dhe Monikën këtu duke bërë protestë për punësime, tenderime, rieenrgjizime, dekorata, ndërkohë që ti je demokrat. Nuk jemi bashkë, or bashkë do jemi. Ngado që të rrotullohesh, çokollatën blu e ke me Ilir Metën dhe Monikën brenda, dhe më përpajsen e Vasilit”,- tha Rama.
Ai tha se koha kur LSI merrte vota sa nga elektorati i PD-së, sa tek PS-së ka mbaruar: “Merr këtej e merr andej dhe kape qeverinë nga këmbët. Qeveria ka përgjegjësinë. lSI ka qeteësinë, dashuria transaksion. Kjo lojë ka mbaruar”.
KOHA JONË SONDAZH

