Kryeministri me “hundëz” në hundë sulmon Presidentin

Edi Rama foli sot para mediave, duke akuzuar Presidentin Meta. Me një “hundëz” me një trandafil nga ato që hanë veshëgjatët e Rilindjes, Edi Rama sulmoi kreun e shtetit.

“Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar. Nuk është hera e parë, por realisht është e turpshme dhe sëkëlldisëse që të kemi një individ në zyrën e Presidentit të Republikës që ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetën dhe institucionin në funksion të një force të degraduar, sic është partia prej të cilës vjen dhe drejt së cilës shkon, është vërtet për të ardhur keq”,- tha Rama.

Sondazhet e Rilindjes dhe të shoqatave të pavarura tregojnë se PS dhe Rama do humbin thellë me 25 prill 2021 në zgjedhjet politike. Gjithashtu të njëjtat sondazhe tregojnë kuotat mjaft të larta të Presidentit të Republikës, sidomos prej dy muajsh.

Në kushtet kur Kryeministri Rama ka marrë gjithë pushtetet duke e kthyer vendin në autokraci, në mos edhe një “diktaturë demokratike”, në kushtet kur Rama ka ndryshuar gjithë rregullat e lojës në mes të lojës, kur kryeministri po boshatis buxhetin e shtetit dhe po shkatërron financat e shtetit për një grusht oligarkësh dhe kur pushteti ndodhet në bashkëpunim me rrjetet kriminale; në këtë situatë vetëm Presidenti Republikës po lufton vetëm, dhe hapur, kundër kreut të sektit të Rilindjes.

 

SHKARKO APP