Kryeministri Sunak dhe sekretarja e brendshme jo në unison për shqiptarët

Cilësimi dhe gjuha e përdorur për emigrantët, ku shqiptarët i quan ”pushtues”, ka bërë që kryeministri i ri i Britanisë Madhe, Rishi Sunak të lërë “mënjanë” Suella Braverman, sekretaren e Brendshme dhe po e përjashton atë nga vendimet e rëndësishme.

Siç shkruajnë mediat britanike, ajo ka thënë se kryeministri britanik po e heq Sekretaren e Brendshme nga politikat për emigracionin. Sipas saj, kjo vjen pasi Suella Braverman theu kodin ministror dhe u kritikua edhe për trajtimin e krizës së emigrantëve.

Sipas ”The Times”, sekretarja po përcakton një ligj që ta bëjë më të lehtë refuzimin për kërkesat për azil nga Shqipëria. Sipas ndryshimeve të propozuara, kërkesat do të refuzohen automatikisht dhe do të hiqet një kontroll që e kryejnë aktualisht zyrtarët.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një telefonatë me kryeministrin Sunak, lidhur me situatën e emigrantëve shqiptarë që kalojnë kanalin. Sipas Ramës, homologu i tij britanik i ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me akuzat që kanë dalë nga politikanë britanikë kundër shqiptarëve. Si kryeministri Sunak dhe sekretarja Braverman, janë të dy emigrantë nga India.

SHKARKO APP