Kryeministri viziton ambientet e shkollës dhe kopshtit të ri në Perlat të Durrësit (VIDEO)
Nxënësit e Perlatit në Durrës do të nisin vitin e ri shkollor, në një godinë të re, me kushte të përmirësuara.
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ishin sot në Perlat, dhe kanë parë nga afër ambientet e shkollës dhe kopshtit të ri.
Ambientet e reja, sipas Sakos, i japin fund mësimdhënies në klasa të grupuara, nxënësit e klasës së parë e të tretë qëndronin në një klasë dhe nxënësit e klasës së dytë e të katërt, në një ambient të përbashkët.
Ndërsa Edi Rama shkruan në Facebook:
Perlat, Durrës – Në shkollën fillore dhe kopshtin “Perlat”, rilindur pas tërmetit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e kopshtet e komunave Europiane