Kryeministrja e Italisë, Meloni mbërrin te vilat qeveritare. Pushime me familjen në Vlorë

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne në portin e Vlorës së bashku me familjen e saj. Meloni u prit nga homologu Edi Rama, ndërsa është vendosur te vilat qeveritare në qytetin bregdetar të Vlorës. Siç lajmëron gazeta “Corriere della Sera”, Meloni ka pranuar ftesën e Ramës për të pushuar disa ditë me familjen e saj në Vlorë. Meloni do të kalojë 2-3 ditë në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

SHKARKO APP