Kryeministrja Truss: Mbretëresha Elizabeth, shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne

Të martën ishte takimi i fundit që kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Liz Truss pati me Mbretëreshën, ku mori edhe bekimet e saja për detyrën.

Tani me një fjalim të zi, e veshur me të zeza, Truss tha se vdekja e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeth është një tronditje e madhe për kombin dhe botën.

“Mbretëresha Elizabeth II ishte shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne. Vendi ynë është rritur dhe lulëzuar nën mbretërimin e saj. Ajo ishte vetë shpirti i Britanisë së Madhe dhe ai shpirt do të qëndrojë”.

R.SH/Koha Jonë/

SHKARKO APP