Kryeparlamentari i Greqisë uron Elisa Spiropalin: Të nxisim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona

Në letrën e urimit që Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Constantine An. Tassoulas, i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes, shkruan:

“E nderuara zonja Kryetare,

Me rastin e zgjedhjes suaj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh personalisht dhe në emër të deputetëve të Parlamentit të Greqisë urimet tona dhe t’Ju uroj suksese në përgjegjësitë tuaja të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i bindur se nga Zyra Juaj e Lartë, Ju do të jepni një kontribut thelbësor në nxitjen e bashkëpunimit parlamentar ndërkombëtar dhe dypalësh dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju lutemi pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, shkruhet në letër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?