Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uron Abazoviç: Përfaqësimi i shqiptarëve në Mal të Zi do të rritet

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi, politikanin shqiptar Dritan Abazoviç për fitoren e arritur këtë mbrëmje. Në urimin e saj, Lindita Nikolla thekson se përfaqësimi i shqiptarëve në Mal të Zi do të rritet

“Urime dhe suksese Kryeministrit Dritan Abazovic dhe Qeverisë së re të Malit të Zi! Jam e bindur se bashkëpunimi shumë i mirë midis dy vendeve tona do të vijojë dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Republikën fqinjë do të rritet e zgjerohet”.

SHKARKO APP