
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit.
“Në Ditën e Sulltan Novruzit, uroj të gjithë besimtarët bektashinj: mbarësi, mirëqënie, dashuri dhe paqe!
Ëmbëlsia e kësaj feste të fisnikërisë e ringjalljes bektashiane le të shpërndahet e përshkojë jetët e vatrat familjare të gjithë shqiptarëve që kremtojnë këtë ditë të shënuar!”, ka qenë mesazhi i kryeparlamentares.