Kryeparlamentarja Spiropali: Zgjerim i bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar me Algjerinë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti këtë të martë në një takim ambasadoren e Algjerisë në Shqipëri dhe Greqi, Zaina Benhabouche.

Gjatë takimit, Spiropali vlerësoi se janë të gjitha mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar mes dy vendeve.

“Janë të gjitha mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar, duke e shndërruar miqësinë mes vendeve tona në një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, u shpreh kryeparlamentarja Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?