Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda takim me ekspertët e qeverisë britanike

Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë kanë angazhim të përbashkët në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, i cili synon menaxhimin e burimeve policore në nivel strategjik. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u takua me ekspertët e dërguar nga qeveria britanike, të cilët janë angazhuar në zbatimin e projektit të iniciuar në vitin 2023.

Proda i falënderoi ekspertët britanikë për kontributin e tyre deri më sot, të pasqyruar edhe në ligjin e ri për Policinë e Shtetit. Ai i garantoi ata për vendosmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin me qëllim për ta përfunduar procesin e modernizimit të Policisë së Shtetit.

Ekspertët britanikë nga ana e tyre falënderuan drejtorin e Përgjithshëm për prioritetin që i ka dhënë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, përfshirë mbështetjen e pakushtëzuar nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat janë të përfshira në këtë projekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

30 rekomandime shumë të vlefshme u dhanë për Policinë e Shtetit në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat synojnë përmirësimin e aspekteve organizative dhe financiare të Policisë së Shtetit, si dhe policimin në komunitet dhe marrëdhënien me median dhe qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?