Kryesia e PD-së, Basha: Ekipi i ri drejtues, u vulos nga vota e lirë

Një fakt të tillë, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, e bëri me dije gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, duke iu referuar ekipit të ri drejtues të kësaj force politike.

Sipas liderit të opozitës, shqiptarët i kanë kthyer sytë nga Partia Demokratike, pasi kanë nevojë për shpresë më shumë se kurrë.

“Situata po shkon keq e më keq, kriza ekonomike po thellohet ndërsa qeveria bën sehir, nuk dëgjon rënkimin e qytetarëve që nuk arrijnë të sigurojnë as bukën e përditshme pa u zhytur në borxhe”, – theksoi Basha.

Kreu i PD-së, gjithashtu gjatë mbledhjes e ndali vëmendjen edhe tek situata politike në vend, ku tha se premtimeve të pambajtura të Ramës i shtohet edhe hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës.

 

 

 

SHKARKO APP