Kryesia vendos, Erion Veliaj sërish në drejtimin e PS-së në Tiranë

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka prezantuar emrat e drejtuesve të rinj të PS-së në 61 degë të bashkive të vendit, të cilët do të jenë kryetar të PS. Erion Veliaj do të jetë kryetar i PS-së për Tiranën.

Arritjet në krye të Bashkisë së Tiranës dhe rezultatet në zgjedhjet e fundit ku ka qenë dhe drejtues politik i qarkut, kanë bindur anëtarët e Kryesisë që të vijojë puna e mirë e bërë me strukturat dhe për 4 vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet e 2021, PS fitoi bindshëm dhe në ato që konsideroheshin si bastione të së djathtës duke siguruar 18 mandate në qarkun e Tiranës. Veliaj e rikonfirmoi këtë rezultat dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ku si drejtues politik i qarkut, udhëhoqi socialistët drejt fitores në Vorë dhe në Rrogozhinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?