Kryesocialisti Rama mbledh partinë para nisjes në Greqi, në fokus puna për antarësimet e reja në PS

Kryesocialisti Edi Rama do të nisë një tur për të takuar komunitet shqiptare në diasporë. Pikënisja do të jetë nga Athina, në 12 Maj. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka udhëtuar drejt kryeqytetit grek, me një pjesë të strukturave të PS. Për shkak të kësaj vizite në Athinë, socialistët kanë zhvendosur më 10-11 Maj zgjedhjet e delegatëve të Kongresit me parimin një anëtar një votë.

Dy javë para nisjes së këtij turi, Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit e qarqeve në seli. Të mërkurën, këta të fundit pritet të raportojnë mbi gjithë ecurinë e fushatës së bërë deri më tani për antarësimet e reja.

Përveç takimit me shqiptarët që jetojnë në Athinë, pritet me interes nëse kjo vizitë do të shfrytëzohet edhe për ndonjë takim informal me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, pas tensioneve që vijojnë prej muajsh, për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

SHKARKO APP