Kryesocialisti Rama takon krerët e rinj të PS në të 61 bashkitë e vendit (VIDEO)
Pas përmbylljes së garës për zgjedhjen e krerëve të degëve të PS-së, kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të gjithë drejtuesit e ri. Kryesia e PS-së ka rikonfirmuar sërish në krye të PS, Tiranë, kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili do të drejtojë kryeqytetin edhe 4 vitet e ardhshme.
Në fjalën e tij, Rama shprehu nevojën e mobilizimit të forcave për të qenë një parti zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor. Sipas tij, PS-ja ka nevojë për persona që sjellin një frymë të re brenda partisë, por jo për të rinj që brenda pak kohësh, bëhen më të vjetër se vetë partia.
”Të jemi një parti llogari kërkuese në funksion të adresimit të halleve dhe shqetësimeve. Kemi një parti që përçon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse, dhe nga ana tjetër shqetësimet, kërkesat dhe hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Të jetë një parti e territorit.
Të jemi një parti e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen, dhe pastaj rrinë vetëm me njëri-tjetrin. Pastaj bëhen si grup shokësh që mblidhen për të pirë kafe. Kjo është gjëja që unë besoj, përveç të tjerash.
Bindja ime ka qenë që cilido që merr përsipër një përgjegjësi të tillë, duhet të ketë ambicien që t’i japi diçka të re partisë. Jo të jetë një i ri që për pak muaj bëhet më i vjetër se vetë partia, që merr më shpejt hilet se sa rregullat”.