Dibër, fiton kandidati i majtë

Pas përfundimit të 118 kutive në total, Kandidati i ASHE, Muharem Rama u shpalli fitues i Bashkisë Dibër. Rama mori 18602 vota, ndërsa kandidati i opozitës, Sherefedin Shehu 14435 vota. Numërimi i votave nisi rreth mesnatës dhe u ndërpre në orët e para të mëngjesit, për të vijuar paraditen e së hënës.

Procesi i numërimit u ndoq nga deputetë të të dyja palëve politike.

Ora: 01:13 Data 12 shtator

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani, kandidati i majtë Muharrem Rama ka 1415 vota kurse kandidati i djathtë Sherefedin Shehu 851 vota. Diferenca e votave mes tyre është 564 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

ORA 00:30 Numërohen votat e Selishtës

Në Selishtë, Muharrem Rama ka marrë 423 vota, kurse Sherefedin Shehu 373 vota

ORA 00:25 Numërohen votat e Hoteshitit

Në zonën e Hoteshitit, Muharrem Rama ka marrë 166 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 67 vota.

ORA 00:10 Numërohet kutia e Luznit

Ka përfunduar numërimi i votave në zonën e Luznit. Sipas rezultateve, 826 vota janë për Muharrem Ramën, 411 vota për Sherefedin Shehun dhe 32 vota të pavlefshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?