Kryetarët e degëve të PD kërkesë Lulzim Bashës: Dil në terren, nuk duhet të rrihet më nëpër zyra
Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, disa nga kryetarët e degëve të PD-së i kanë kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë në terren dhe të takojë demokratët. Sipas tyre nuk duhet të rrihet më nëpër zyra.
Këtë kërkesë, disa prej kryetarëve të degëve e kanë bërë për kryetarin, nënkryetarët, sekretarin, kryesinë dhe deputetë, ndërsa thonë se është domosdoshmëri që të dilet në terren si pasojë e situatës në të cilën ndodhet partia.
Edhe më herët Lulzim Basha ka thënë se do të dalë në terren, dhe vetëm një takim zhvilloi. Nuk dihet sesi do të veprojë, pasi demokratë që janë të zhgënjyer nga ai, janë kudo.
Lefter Geshtenja-Dega 7, Tiranë
Agron Kapllanaj-Dega Fier
Isa Sakja-Dega Kavajë
Xhevdet Amulli-Dega Shkodër