Kryetari Beci pret kreun e Prezencës së OSBE-së: Mbështetja për mirëfunksionimin e Këshillit vendor të Sigurisë Publike

Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci zhvilloi këtë të martë një takim me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bruce Berton. Beci vlerësoi se mbështetja e OSBE-së për mirëfunksionimin e Këshillit vendor të Sigurisë Publike ishin në fokus të bisedës. “Bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe veçanërisht mbështetja e OSBE-së ndaj bashkisë për mirëfunksionimin e Këshillit vendor të Sigurisë Publike ishin në fokus të bisedës”, theksoi Beci. Ai vlerësoi edhe punën e OSBE-së në ndihmë të forcimit të demokracisë.

SHKARKO APP