Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Llatja kallëzon penalisht deputetin Flamur Noka

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka kallëzuar penalisht deputetin Flamur Noka.

Kallëzimi është bërë për shkak të aktivitetit të sotëm të Nokës dhe konkretisht bazuar mbi të dhënat e përplasjes së tij fizike në mjediset e qendrës së votimit 2474 në njësinë administrative Shirgjan.

Llatja në kallëzim akuzon Nokën se ka konsumuar element të veprës penale që prekin dhe cënojnë zgjedhjet e lira, duke kanosur dhe ushtruar dhunë verbale ndaj anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit, me qëllim për ti penguar në ushtrimin e detyrës së tyre.

SHKARKO APP