Kryetari i Kuvendit Ilir Meta reagon për aktin terrorist të ndodhur sot në Francë

Kryetari  i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta mësoi me trishtim  të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur në ditën e sotme në Paris, Francë.

Z. Meta e konsideroi atë një akt shumë të rëndë terrorist dhe si të tillë, të dënueshëm.

"Në këto çaste të rënda, ngushëllimet më të thella shkojnë për të afërmit e viktimave dhe lutje për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”, tha z. Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit u shpreh se akti terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm dhe për më tepër kundër medias së lirë kërkon ndëshkim maksimal të autorëve dhe frymëzuesve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Demokracia perëndimore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes evropiane dhe ato nuk mund të kërcënohen e shantazhohen nga asnjë ndërhyrje nga jashtë”, tha z. Meta.

Shqipëria gjen rastin të shprehë bindjen e saj të pandryshuar dhe rreshtimin e saj të hershëm në koalicionin e madh demokratik kundër terrorizmit dhe terrorit të të gjitha ngjyrave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?