Kryetari i Kuvendit: Mbështetje të plotë sipërmarrjes shqiptare
Meta i falënderoi sipërmarrësit për angazhimin tuaj në Parlamentin Europian të Sipërmarrjes dhe premtoi se çdo ditë Kuvendi i Shqipërisë do të jetë në dispozicion të biznesit shqiptar.
Kryetari i Kuvendit theksoi gjithashtu se mbështetja për sipërmarrësit shqiptar është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit për rritjen e punësimit.
Gjithashtu, Meta siguroi biznesin se do të ketë mbështetjen e plotë të Kuvendit në këtë përfaqësim dhe për të ndërtuar një axhendë të përbashkët në mënyrë që të mbështetet edhe më mirë sipërmarrja shqiptare.
“Do të falënderoj për angazhimin tuaj në Parlamentin Evropian të Sipërmarrjes edhe për përfaqësimin që keni mundur t’i bëni sipërmarrjes tonë në vendet evropiane dhe çdo ditë Parlamenti ynë do të jetë në dispozicion të sipërmarrjes shqiptare. Sepse mbështetja për sipërmarrësit tanë është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, për rritjen e punësimit dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për Parlamentin se sa sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, të cilat janë të lidhura në mënyrë të pandarë me njëra-tjetrën dhe janë interesi i parë i çdo qytetari”, tha
Meta.
Kryetari i Kuvendit theksoi edhe se sipërmarrja shqiptare duhet t’u paraprijë standardeve evropiane të sipërmarrjes në funksionimin e ligjit dhe të drejtësisë, të funksionimit të ekonomisë së tregut, të klimës së biznesit, në mënyrë që Shqipëria falë edhe rritjes së mëtejshme të sipërmarrjes tonë dhe arritjes së standardeve evropiane prej saj, të arrijë sa më shpejtë të bëhet anëtare e denjë e Bashkimit Evropian.
“Ju do të keni mbështetjen tonë të plotë në këtë përfaqësim dhe do të ndërtojmë një axhendë të përbashkët në mënyrë që të mbështetet edhe më mirë sipërmarrja jonë, por jo vetëm kaq, por njëkohësisht që sipërmarrja jonë, sipërmarrja shqiptare, t’i paraprijë standardeve evropiane të sipërmarrjes në funksionimin e ligjit dhe të drejtësisë, të funksionimit të ekonomisë së tregut, të klimës së biznesit, në mënyrë që Shqipëria falë edhe rritjes së mëtejshme të sipërmarrjes tonë dhe arritjes së standardeve evropiane prej saj, të arrijë sa më shpejtë të bëhet anëtare e dejtë e Bashkimit Europian, – shtoi Meta. -Kështu, që besoj shumë në bashkëpunimin tuaj, në eksperiencën tuaj sepse secili prej jush përfaqëson një komunitet të rëndësishëm me shumë eksperienca dhe me shumë ide për ti realizuar të gjithë së bashku. Kështu që mbështetjen nga ne do ta keni të plotë, dhe jo një ditë të vitit, por gjatë gjithë vitit përfshirë edhe fundjavat, do të jemi në dispozicionin tuaj”, deklaroi ndër të tjerash Kryetari i Kuvendit.
Duke marrë fjalën gjatë takimit, Nikolin Jaka shprehu vlerësimin e tij për kontributin që Kuvendi dhe Ilir Meta i japin sipërmarrjes shqiptare.
Po ashtu, Jaka dhe se duhen iniciativa për dialog dhe partneritet të qëndrueshëm.
“Duam t’iu falënderojmë për mbështetjen, kontributin dhe dialogun që i keni dhënë sipërmarrjes private, jo vetëm si individ, por edhe si përfaqësues i një lëvizjeje politike që ka qenë gjithmonë në krah të sipërmarrjes. Kështu që gjejmë rastin të falënderojmë edhe për klimën e dialogut dhe partneritetit, duke besuar që tani do të kemi një axhendë të përbashkët për t’i shërbyer sipërmarrjes, për t’i shërbyer ekonomisë së vendit dhe njëkohësisht për t’i shërbyer një dialogu dhe partneritetit të qëndrueshëm publik-privat”, tha Jaka.