Kryetari i Kuvendit uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Meta thekson se vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin.

Kryetari i Kuvendit shprehu edhe një herë krenarinë për bashkëjetesën për harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në vendin tonë. Z. Meta vlerëson se kjo harmoni është një meritë e veçantë e komuniteteve dhe e frymës së tolerancës që ato përçojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu drejtuar besimtarëve myslimanë në këtë ditë feste, z. Ilir Meta uroi që Zoti t’ia shpërblejë të gjitha sakrificat e tyre shpirtërore e fizike dhe njëkohësisht uron të gjithë shqiptarët sa më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?