Kryetari i Kuvendit, vizitë zyrtare në Suedi
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Suedi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Suedez (Riksdag), Urban Ahlin, njoftoi sot Zyra e Shtypit e Kuvendit.
Gjatë vizitës dyditore Meta dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron do të zhvillojnë takime me personalitete të larta të Suedisë.
Kryetari i Kuvendit Meta do të pritet në takime të veçanta nga Ministri i Sipërmarrjes dhe Inovacionit, Mikael Damberg, Ministrja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, Isabella Lövin dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Margot Wallström.
Të martën delegacioni shqiptar do të vizitojë Parlamentin e Suedisë, ku do të zhvillohen takime me Kryetarin e Parlamentit, Urban Ahlin dhe me kryetarët e disa komisioneve parlamentare.
Delegacioni shqiptar përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade, deputetët Kejdi Mehmetaj dhe Agron Duka.
KOHA JONË SONDAZH

