Kryetari i LSI së Tiranës, Spahiu i përgjigjet Veliajt: Nuk qeveriset me batuta!

Kryetari i LSI së Tiranës, Përparim Spahiu i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në lidhje me bizneset e shkatërruara në emër të “bustit të Vojo Kushit”. “Si armik i sipërmarrjes duhet ta dish se të gjitha bizneset e asaj zone janë në procese gjyqësore dhe një pjesë e tyre e ka fituar atë, në dëm të vendimeve të bashkisë. Kjo faturë dështimi do paguhet nga taksat e qytetarëve të Tiranës”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Nuk qeveriset me batuta! Gënjeshtari patologjik i Tiranës qenka rikthyer sërish duke folur për bizneset e shkatërruara prej tij në emër të “bustit të Vojo Kushit”!

Swiss Digital Desktop Reklama

I dashur batutaxhiu Erion. E para, prona në fjalë për të cilën flet gallataxhiu i Tiranës ishte me letra që në kohë të Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

E dyta, prona në fjalë nuk ishte lloto që na kishte bllokuar bukurinë e Tiranës por një biznes tjetër dhe që u prish për interesa të një oligarku të lidhur me ty.

E treta dhe më e rëndësishmja. Si armik i sipërmarrjes duhet ta dish se të gjitha bizneset e asaj zone janë në procese gjyqësore dhe një pjesë e tyre e ka fituar atë, në dëm të vendimeve të bashkisë. Kjo faturë dështimi do paguhet nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Por, ti s’e ke problem të humbësh gjygje që s’do t’i paguash vetë. Njësoj si protektori yt që i faturoi popullit shqiptar 140 milionë euro gjygjesh të humbura edhe ti, po e bën Tiranën tokë të djegur. Por jo edhe për shumë kohë. Përgjigjen do ta marrësh më 25 prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?