David Wisner takon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj dhe trupa e gjyqtarëve të GJK kanë zhvilluar një takim me të dërguarin e SHBA-së në Shqipëri, David Wisner. Sipas njoftimit, Zaçaj e vuri theksin në peshën shumë të rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetuese dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirivie themelore.

Njoftimi i plotë

Sot, në datën 22.01.2024, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, zonja Holta Zaçaj, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, zotin David Wisner, i cili shoqërohej në takim nga zonja Mary Kate Butterfield dhe zoti David Backman, këshilltarë ligjorë, rezidentë në Ambasadë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi e falënderoi zotin Wisner edhe në emër të trupës së gjyqtarëve për këtë takim, Kryetarja Zaçaj e vuri theksin në peshën shumë të rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetuese dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirivie themelore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, Kryetarja Zaçaj evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik.

Në këtë kontekst, e një rëndësie imperative mbetet ruajtja e integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kushtetues ne ushtrimin e detyrës së tyre, me përkushtim dhe paanshmëri, duke u mbështetur vetëm te Kushtetuta dhe ligjet. Po ashtu, sfidë mbetet numri në rritje i çështjeve dhe buxhetimi i pamjaftueshëm në mjetet financiare dhe kapacitetet njerëzore.

Gjykata po bën përpjekje të vazhdueshme për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në veprimtarinë e saj, duke qenë e orientuar nga përmbushja e detyrimit për informimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?