Kryetarja e LRI me komisionerin evropian: Ngrita shqetësimin e papunësisë dhe shpopullimit
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Floida Kërpaçi është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të Drejtat sociale, Nicolas Schmit me të cilin ka ndarë disa shqetësime.
Në një postim në “Facebook”, ish-deputetja Kërpaçi shkruan se mungesa e punësimit, pagat e ulëta dhe punë jashtë orarit që mbetet e papaguar janë realitete të dhimbshme në Shqipëri. Sipas saj, punësimi i sigurt, me paga të larta është mision i LSI-së.
“Mungesa e punësimit, pagat e ulëta që për të përballuar muajin duhet të marrësh borxh, punë jashtë orari që mbetet e papaguar, janë realitete të dhimbshme të keqqeverisjes në Shqipëri.
Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi.
Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të drejtat sociale, Nicolas SCHMIT, ngrita shqetësimin e largimit masiv të të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi ynë.
Punësimi i sigurt, me paga të larta që siguron një jetë të sigurt është mision i LS-!”, shkruan Kërpaçi.