Kryetarja e LRI: Platforma jonë politike, mbështetje për rininë dhe qytetarët
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në Report Tv ka folur mbi zhvillimet politike. E pyetur nëse mund të ketë sërish një marrëveshje si e 2017, ajo u shpreh se marrëveshjet e fshehta nuk i shërbejnë qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kërpaçi u shpreh se duhet një dialog i hapur dhe transparent.
Pyetje: PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë deklaruar se janë duke përgatitur një platformë kombëtare së bashku edhe me aleatët në mënyrë që të prezantojnë një alternativë tjetër te qytetarët ndryshe nga qeveria e krimit që është në pushtet, po citoj këtu Z. Basha. Jeni të përfshirë ju te kjo platformë dhe çfarë përmban, çfarë mund të na zbulosh më tepër rreth kësaj?
Kërpaç: Patjetër, kjo është detyra dhe është përgjegjësia jonë si forca politike edhe si drejtues për të qenë dhe për të sjellë një alternativë në Shqipëri. Një alternativë e cila është ndryshe nga alternative që ka sjellë Rama. Alternativa jonë mbështet qytetarët, alternativa jonë mbështet të rinjtë dhe të rejat, alternativa jonë mbështet familjet e thjeshta, bizneset e vogla, mbështet qytetarët e thjeshtë të vendit në kundërshtim me Z. Rama i cili ka zgjedhur të ketë një mision dhe një qëllim të qeverisë së tij që t’i shërbejë 5 oligarkëve dhe 5 njerëzve të pasur dhe të vazhdojë t’i pasurojë ata. Unë mund t’iu them që, ashtu siç e ka thënë edhe Znj. Kryemadhi, që ne jemi duke punuar për një platformë e cila mbështet të rinjtë dhe të rejat të cilët janë nën moshën 30 vjeç. Të rinj të cilët hapin një biznes ose janë të punësuar në biznese në fusha dhe në drejtime të caktuara, të mos paguajnë asnjë taksë. Pra të kenë taksë zero dhe kjo ka vetëm një qëllim, ka qëllimin për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri, për të punuar këtu, për të hapur vende të reja pune…
KOHA JONË SONDAZH

