Kryetarja e LSI Durrës, Kuçi: Vetëm largimi i kreut të “rilindjes” dhe çetës së ushtarëve të tij i shërben Shqipërisë
Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi ka reaguar lidhur me ndryshimet që Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme.
Në një postim në Facebook, Kuçi shkruan se “vetëm largimi i kreut të “rilindjes” dhe çetës së ushtarëve të tij i shërben Shqipërisë”.
Kontajana thekson se qeverisja e Ramës, të cilën e cilëson ‘sekt’, solli mjerim, shpopullim, korrupsion, papunësi dhe mori peng vendin në procesin e integrimit evropian.
Postimi i plotë:
Largimi dhe zëvendësimi i ministrave të “rilindjes” nuk i shërben askujt.
Largimi i kreut të “rilindjes” dhe çetave të ushtarëve të tij të shërbimit të Shqipërisë.
Ndaj 25 prilli është mision kombëtar, për të çliruar Durrësin dhe mbarë Shqipërinë nga ky sekt që solli mjerim, shpopullim, korrupsion, papunësi dhe mori peng vendin në procesin e integrimit evropian.