Kryetarja e LSI Durrës: Përfituesi më i madh nga koalicionet me LSI ka qenë Lulushi!

Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, u është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës, i cili ditën e sotme ka ironizuar koalicionin e Berishës me Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në një postim në facebook, Kontjana Kuçi ka nxjerrë fletën e votimit të zgjedhjeve të 2011, kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar bashkie edhe nga votat e LSI.

“Përfituesi më i madh nga koalicionet me LSI ka qenë Lulushi!
Prandaj Lul Brava të ndalë sulmet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim e të mos harrojë 23 mijë votat e LSI në Tiranë!
Behu realist në deklarata o i shitur për dy grosh!!! Të ka renë burreria me kohë“, shkruan Kuçi në postimin e saj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?