Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi: Më 25 prill të shporrim këtë qeveri mafioze dhe oligarkësh që ka mjeruar shqiptarët
Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, në një status në Facebook shkruan se qeveria e Rilindjes i ka çuar në mjerim shqiptarët.
“Sot, Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë e gjen Durrësin dhe gjithë Shqipërinë më të vafër. Me biznese familjare të mbyllura, me mijëra vende pune të humbura, me rini të kualifikuar dhe të arsimuar në kërkim të një pune dhe mundësive për të ndërtuar të ardhmen“- shkruan ndër të tjera, Kuçi në statusin e saj.
Postimi i plotë
Sot është Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë.
Kjo ditë e gjen Durrësin më të varfër se kurrë. Me biznese familjare të mbyllura, me mijëra vende pune të humbura, me rini të kualifikuar dhe të arsimuar në kërkim të një pune dhe mundësive për të ndërtuar të ardhmen, por që tragjikisht po detyrohet të largohet nga Shqipëria.
Me 5.5 dollarë në ditë jetojnë 41% e shqiptarëve sot. Përpos kësaj problemet madhore të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia kanë rënduar edhe më shumë në familjet e banorëve të Durrësit.
Qeveria i ka braktisur banorët, ka penalizuar dhe terrorizuar bizneset me gjoba selektive. Bashkia me 3 kryetarë të emëruar vazhdon të abuzojë me tendera rrugësh të bëra e të ri-bëra çdo vit vetëm që mafia pranë qeverisë dhe bashkisë të pasurohet me paratë e taksapaguesve të qytetit të Durrësit.
Qindra milionë euro kanë shkuar për ineceratorë dhe PPP, tendera abuziv në portin e Durrësit e mbarë Shqipërinë, dhe janë 8 mijë familje të Durrësit që ende banojnë në çadra.
Jemi vendi i parë më i varfër në rajon dhe i fundit për zhvillim dhe klimë biznesi. Jemi të parët për kërkesa azili në vendet e BE dhe për shpopullim. 400 mijë shqiptarë ka larguar sekti mafioz i rilindjes. 300 mijë vende pune premtoi dhe jo vetëm që nuk hapi por mbylli me mijëra.
Bilanci ekonomik i rilindjes është vetëm katastrofë dhe mjerim. Teksa përfitimi vetiak dhe mafioz i saj është prej qindra milionë eurosh nga gjaku dhe mundi i shqiptarëve.
Durrësi sot është më i varfër se kurrë.
Nuk duhet lejuar që sekti i betonit dhe korrupsionit që ka kontrolluar qytetin tonë prej shumë vitesh ta rrënojë përgjithmonë.
Ka shpresë për Durrësin. Ka shpresë për Shqipërinë. Më 25 prill të shporrim këtë qeveri mafioze dhe oligarkësh që ka mjeruar shqiptarët dhe t’ia kthejmë Durrësin banorëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI – Durrës