Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi: Sekti i betonit dhe i korrupsionit është në largim. Durrësi do t’u kthehet qytetarëve

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi reagon për përmbytjen e Durrësit gjatë natës.

Në një postim në Facebook, Kuçi shkruan se qyteti përmbytet “për shkak të sektit të betonit dhe korrupsionit nga Bashkia e Durrësit e cila 6 milionë dollarë i shpërdoroi për betonin e Velierës dhe jo për të investuar në kanalizime dhe rrugë me standarde në shërbim të banorëve të Durrësit.”

Durrësi i përmbytur. Rrugët e Durrësit u përmbytën sërish.
Sa herë që bie shi, Durrësi përfundon në kaos.
Kjo për shkak të sektit të betonit dhe korrupsionit nga Bashkia e Durrësit e cila 6 milionë dollarë i shpërdoroi për betonin e Velierës dhe jo për të investuar në kanalizime dhe rrugë me standarde në shërbim të banorëve të Durrësit.
Çdo vit eksperimentohet me të njëjtat rrugë duke ngushtuar korsitë, duke bërë e ribërë shesh-rrotullime të panevojshme dhe amatoreske, duke firmosur tendera të përvitshme për të njëjtat rrugë vetëm për të fituar sekti i betonit dhe korrupsionit.
Dhe të gjitha këto paguhen dhe rëndojnë mbi banorët e Durrësit.
Shkatërruesve të qytetit tonë po u vjen fundi.
Durrësi është shtëpia juaj dhe jo e barbarëve që e shkatërruar këtë qytet.
Largimi i sektit të betonit dhe korrupsionit është në largim dhe Durrësi do i kthehet banorëve.
Jo më Durrësi i zuzarëve por i qytetarëve,” shkruan Kuçi në statusin e saj në Facebook.

SHKARKO APP