Kryetarja e LSI në Durrës, Kuçi: Të ndërtojmë një Shqipëri, ku rinia ndërton e sigurtë të ardhmen e saj
Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, thotë se duke parë projeksionet e popullsisë deri në vitin 2031, numri i të rinjve në Shpipëri do të tkurret edhe me 31 për qind.
Në një postim në Facebook, Kontjana Kuçi shkruan se “70% e të rinjve duan të largohen nga vendi dhe kjo përqindje po rritet gjithnjë e më shumë duke e parë emigracionin si qëllimin kryesor të jetës. Një e katërta e rinisë as nuk punon dhe as nuk studion.”
Postimi i plotë në Facebook:
Të ndërtojmë një Shqipëri 🇦🇱 ku rinia ndërton e sigurtë të ardhmen e saj.
Në projeksionet zyrtare të popullsisë deri në vitin 2031, popullata e të rinjve në Shqipëri do të tkurret edhe me 31%.
70% e të rinjve duan të largohen nga vendi dhe kjo përqindje po rritet gjithnjë e më shumë duke e parë emigracionin si qëllimin kryesor të jetës.
Një e katërta e rinisë as nuk punon dhe as nuk studion.
Mbi 60% e tyre nuk kanë besim te sistemi arsimor, paguhen pak dhe nuk janë të motivuar të zhvillojnë aftësitë e tyre.
Duhet kthyer vëmendja tek të rinjtë.
Duhen politika për të rinjtë pasi rinia ka në dorë zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetit ekonomik.
Nuk mund të lejojmë shuarjen e një kombi.
Më 2️⃣5️⃣ prill të ndërtojmë Shqipërinë si një shtëpi për rininë, një vend mundësish dhe shprese për të ndërtuar një të ardhme europiane ashtu siç rinia shqiptare e meriton. 🇦🇱 🇪🇺
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës