Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kuçi: Shqiptarët të parët si azilkërkues, Rilindja po mban peng Integrimin në BE

Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi ka publikuar shifrat që shqiptarët janë të parët në botë si azilkërkues dhe se fajin për mos çeljen e negociatave të Integrimit e ka qeveria e jo Europa, siç tha sot kryeministri Edi Rama. ”Ky sekt korruptiv ka mbyllur dyert e integrimit dhe po i dëbon shqiptarët nëpër botë, jo si të barabartë me europianët e tjerë por si azilkërkues, duke u renditur si vendi i parë në botë, duke lënë pas vende me konflikte lufte si Iraku, Afganistani, Siria etj”, shkruan Kuçi në facebook.

Postimi i plotë

Europa nuk ka dështuar. Rilindja ka dështuar. Rilindja po e mban peng Shqipërinë.

Ky sekt korruptiv ka mbyllur dyert e integrimit dhe po i dëbon shqiptarët nëpër botë, jo si të barabartë me europianët e tjerë por si azilkërkues, duke u renditur si vendi i parë në botë, duke lënë pas vende me konflikte lufte si Iraku, Afganistani, Siria etj.

Rilindja është fajtore dhe jo Europa. Shqiptarët e meritojnë dhe e duan Europën dhe do e largojnë dhe ndëshkojnë sektin e rilindjes më 25 prill. Dhe shuplaka më e madhe do i vijë nga Durrësi.

SHKARKO APP