Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar sot besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar sot besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Ajo u shpreh se sakrifica e durimi sjellin rritjen shpirtërore.

“Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë të kenë shëndet e gëzime në familjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nevoja dhe tradita për të dashur e mbështetur njeri-tjetrin tejkalon çdo besim e komunitet fetar dhe zbukuron jetët tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mozaiku fetar është një pasuri kulturore e kombëtare e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Sakrifica, vullneti dhe durimi që besimtarët dëshmojnë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit, sjellin rritjen shpirtërore, na afrojnë me njeri-tjetrin dhe lehtësojnë përballimin e vështirësive te jetës.

Agjërim të lehtë e të pranuar!”, tha Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?