“Ku do ta pimë kafen kur të më nxirrni?” Si e priti vdekjen 17 orë nën rrënoja i riu nga Mati

“Ku do ta pimë kafen kur të më nxirrni?” Si e priti vdekjen 17 orë nën rrënoja i riu nga Mati
I
Klement Çupit është i riu nga Mati që sfidoi vdekjen duke qeshur teksa qëndronte nën rrënojat e njërit prej pallateve të shembura të Thumanës.

Plot 17 orë, djali i familjes Çupi që kishte ardhur nga Anglia për të fejuar vëllain i tij jetoi me shpresën se do të dilte gjallë nga aty.

Nuk u dorëzua në asnjë moment dhe me gjithë dhimbjet e shumta tentonte të mbante me batuta forcat operacionale të shpëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grekët kanë mbetur të habitur nga vendosmëria e tij për të jeutuar, i cili nuk u dorëzua në asnjë moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gjuhën helene, djaloshi 32-vjeçar u kishte thënë: Ku do ta pimë kafen kur të më nxirrni nga aty?

Edhe pse kishin kaluar plot 17 orë nën gërmadha, sytë e tij ishin plot shpresë.

Njëri nga familjarët i ka qëndruar aty Klementit deri në minutat e fundit të jetës së tij.

Madje pas tërmetit, ai ka kërkuar një telefon ku ka folur me të gjithë të afërmit.

Fillimisht ka komunikuar me të fejuarën në Angli, më pas më familjarët e tjerë, të cilët tregojnë që ishte Klementi ai që i jepte kurajo se do të dilte mirë nga rrënojat.

Për prindërit, ai ka thënë:

“Mos u lodhni kot për babain. Është sipër meje i vdekur. Edhe mami nuk jeton. E pashë kur i ra pllaka në kokë dhe mbeti në duart e Colit (Vëllai i shpëtuar, Nicole Çupi)”.

Kur grekët po luftonin për ta nxjerrë nga rrënojat, ai duket se e kishte parandjerë fundin e dhimbshëm.

Ai është shprehur në fjalët e fundit:

“Bert (i afërm i tij), unë do të vdes. Këmbët nuk i ndjej fare. Që në mëngjes kam parë gjak që pikon poshtë. Të lutem, do vdes se do vdes, më jipni pak ujë. Ma jepni dhe një cigare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?