Ku gaboi Gledis Nano? Ministri Çuçi: Riktheu fenomenet që kishim zhdukur

Në deklaratën e parë për shkarkimin e Gledis Nanos si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dha si arsye mos realizimin e objektivave. Sonte i ftuar në ”Top Story”, Çuçi tregoi më konkretisht se ku gaboi sipas tij, Gledis Nano.

”Drejtori i Policisë ndryshohet se nuk ka ritimin e duhur, ne duhet të ecim më shpejt, por kjo nuk do të thotë që kemi dështuar në atë që kemi bërë. Drejtori do ndërrohet kur demostron se nuk mund të çojë para reformimin e Policisë së Shtetit. Rama tha se megjithëse statistikat e vrasjeve janë më mirë se dhe një vit më përpara, situatën e rëndon mënyra si janë ekzekutuar dhe si janë bërë disa vrasje. Zbulimi i autorëve të vrasjes, puna ka çaluar në kuptimin e objektivave. Duhet të realizonte objektivat që i kishim vënë”.

Sokol Balla: Cilin objektiv nuk arriti Gledis Nano?

Çuçi: Spunton finale e dhanë ngjarjene muajve të fundit, gushtit dhe korrik. Ka të bëjë me një sërë gjërash. Ne analizojmë lidershipin e tij, jo statistikat. Një nga gjërat që ndikon drejtpërdrejt në lidhje sesi janë vrarë, ka të bëjë ,me reformimin e policisë kriminale. Këtu i ka munguar lidershipi. Tek lidershipi tek lufta kundër kanabisit. Nëse 2021 nuk bëhej fjalë që të gjendeshin parcela në fushë, këtë vit ka pasur disa raste. S’kemi pasur as transportim te kanabisit në Itali në 2021, këtë vit pati një tentativë. Pas ndjekjes që i bënë forcat tona, ai skaf u kthye në Shqipëri dhe i humbi gjurmët. Ka munguar performanca e drejtorit që ka bërë që të kthehen disa fenomene, të cilat ishin zhdukur.

Gledis Nano në hetim?

Çuçi: Nuk thashë që është nën hetim. Kur gazetarja tha si do e komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtori i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato.

SHKARKO APP