“Ku i keni argumentet, ç’janë këto turma të eksituara?”, Rama replikon me qytetarin
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe sot ndjekësve në rrjetet sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”.
“More të mjerë, ku është debati konstruktiv, ku janë argumentet, ku është programi, çfarë janë këto turma të eksituara?”, shkruan një komentues.
Ndërsa kryeministri i përgjigjet: “Ti nuk ke pse përbuz apo përqesh ata që me dëshirën e tyre marrin pjesë në takimet e mëdha publike të partive politike. Sa i përket programit, mjafton të duash ta gjesh dhe e gjen, mjafton të kesh nerva ta lexosh deri në fund.
Programi ynë është program qeverisës, është i detajuar në çdo aspekt, ne nuk jemi parti që duam të vijmë në qeveri, që nuk dimë fare çfarë është qeverisja. Ne jemi forcë qeverisëse, kemi padiskutim programin tonë, që është më i qarti dhe më bindësi, se ndryshe nuk do të ishim në tryezën e negociatave me BE-në.
Është testi më i padiskutueshëm, se BE është një makineri e tërë që në hapjen e derës bazohet në një hulumtim të detajuar“.
KOHA JONË SONDAZH

