“Ku ishit kur u ndërtuan banesat pa leje në Theth”? Përgjigjet Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe sot për situatën e ndërtimeve në Theth dhe kritikat për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet.

Nga Berati, ku po zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, Rama deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim.

Kryeministri i është përgjigjur një pyetjeje që është ngritur shpesh nga qytetarët, “se përse autoritetet nuk morën masa më herët për të mos i lejuar këto ndërtime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Detyrimisht përgjigjja bëhët e vështirë sepse ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur dhe zinxhiri nuk ka funkionuar sepse një strukturë e ka çuar në Prokurori. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme. Kjo do të thotë që koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lidere të BE-së, ka qenë krejtësisht e pamjaftueshme. Se u bë në Shqipëri shumë zhurmë për një raport të auditit të brendshëm të BE-së për fondet e bujqësisë, mirëpo ajo që shohim sot me një tjetër vend të BE, nga i njëjti audit, është më e frikshme se sa çfarë doli nga auditi i Shqipërisë. Ai audit ka pranuar se në vendet e BE-së problematikat me fondet e bujqësisë mbeten reale sepse është njeriu në mes. Teknologjia këtu mund të na ndihmojë jashtëzakonisht. Ne kemi agjencinë e gjeo-referencave, ne kemi dronët që i kemi marrë për të kontrolluar vendin tonë, kemi satelitët, por na mungon një sistem funksional informacioni që të përpunojmë në kohë reale dhe nuk ka më nevojë as të kesh inspektorë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?